Pikëpyetjet e dialogut me Serbinë/ Qeveria e Kosovës: Nuk ka kapitull të ri pa dakordësuar agjendën

11/05/2021 19:55

Qeveria e Kosovës nuk e ka konfirmuar takimin e 22 qershorit të thirrur nga përfaqësuesi për politike të jashtme të Bashkimi Evropian, Josep Borrell, për fillimin e bisedimeve me Serbinë.

Për ta konfirmuar këtë takim, Kryeministri Albin Kurti pret që fillimisht të ketë caktim dhe pajtueshmëri për temat që do të diskutohen.

Pa dakordim të agjendës, Zyra e Kryeministrit thotë se nuk do të ketë kapitull të ri.

“Po, është paralajmëruar se do të ketë takim në qershor. Por se a është ky takim mes Kosovës dhe Serbisë fillimi i kapitullit të ri, varet nga ajo nëse ndërkohë do të ketë dakordim mbi agjendën, që me sa e dimë ne, nuk është arritur. Ajo që mund të themi është se nuk mund të ketë kapitull të ri, pa agjendë të dakorduar.
Ajo që dihet me siguri është që kryeministri Kurti do të jetë më 18 maj në Bruksel, ku do të ketë darkë pune të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Borrelli, me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. ”, tha Rozafa Kelmendi – Zëdhënëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Megjithëkëtë, qeveria nuk ka treguar se cilat janë temat me të cilat synon ta rifilloj dialogun për t’i dhënë epilogun e fundit.

Përgjigje për qëndrimin e Kurtit dhe temat që BE-ja propozon të rifilloj dialogu nuk ka dhënë as Bashkimi Evropian.

Në anën tjetër, shoqëria civile vlerëson se Kryeministri Kurti duhet të qartësoj se cili do të jetë pozicioni i tij në këtë proces.

Brenda këtij muaji, Kurtit pritet të diskutoj për dialogun edhe me përfaqësuesit e partive politike.

Karshi këtij procesi, Kosova tashmë ka filluar vetëm rrugën ligjore drejt padisë për gjenocid që do ta ushtrojë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA