Pas polemikave, Jared Kushner heq dorë nga plani për të ndërtuar rezidencën luksoze në Beograd Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve po ecën në dy rrugë të kundërta. Demokratët do marrin mandatin e marrë nga procesi i 25 Prillit, por rezultatin që i bëri sërish ligjvënës nuk do e njohin.
“25 prilli është një masakër elektorale ku vullneti i zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin. Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, u shpreh Basha.
Beteja ligjore sapo ka nisur në organet ankimore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që për herë të parë pas zgjedhjeve Lulzim Basha i sulmoi publikisht.
“Kjo është një sfidë për drejtësinë e re, kjo është një sfidë për institucionet zgjedhore ku dje janë depozituar kërkesat për pavlefshmërinë në 9 qarqe dhe rivotimin në 9 qarqe. Është e njëjta KQZ dhe i njëjti KAS i cili me urdhër të Edi Ramës prishi fletën e votimit. Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë dhe mjetet tona”, tha Basha.
Ende pa u zbehur shija e fushatës elektorale, kryedemorkati duket se ka nisur një të re. Objektivi ka ndryshuar, këtë herë gara nuk është për postin e Kryeministrit, po karrigen e kryetarit të partisë. Lulzim Basha lajmëroi demokratët se shume shpejt në PD do ketë zgjedhje.
“Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, të mirat, të metat dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim, bëj pjesë edhe unë, Por një gjë është e qartë, që ju keni patur dhe keni përgjegjësinë dhe mundësinë për të vendosur kush ju përfaqëson dhe kush ju drejton. E keni patur në të kaluarën dhe do ta keni përsëri shumë shpejt. Mendimet, idetë konstruktive, kritikat konstruktive vetëm na ndihmojnë dhe ne duhet t’i mirëpresim. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme tani është të vazhdojmë betejë, të cilën me 25 prill, Edi Rama, Rrajat, Cyrbet, Ndraxhët, Doshët, Rakipët, menduan se e mbyllën. Mos kujtoni se harrova Vangjush Dakon, ai orkestroi vjedhjen ne Durres”, u shpreh kryedemokrati.
Ndryshe nga sa ndodhi ne fushatën për zgjedhjet e 25 prillit, ku aleatët ishin të përjashtuar, këtë herë përkrah Lulzim Basha kishte Agron Dukën, i cili e ka këshilluar te reflektoje mbi gabimet e se shkuarës.
Top Channel