Nisur nga pyetja e gazetarit Denis Dyrnjaja se përse PD nuk kërkoi përsëritje zgjedhjesh edhe në qarkun e Dibrës, edhe pse kishte një numër të madh votash të pavlefshme, anëtari i Kryesisë së PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një sqarim i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel.
Ai tha se do të duheshin 15 mijë vota për të marrë një mandat tjetër në atë qark, duke theksuar se në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota e prandaj është pjesë e 9 qarqeve që është kërkuar përsëritje zgjedhjesh.
Gazetari është bazuar në standardin e zgjedhjeve dhe jo për përkthimin e votave në mandate në atë qark.
Abilekaj: Si e mbroni ju në secilin qark votën?
Alibeaj: Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur.
Dyrnjaja: Në Dibër kishte mbi 4 mijë vota të pavlefshme, pse Dibra nuk është?
Alibeaj: Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme.
Dyrnjaja: Nuk po flas për pjesën e mandatit por për standardin e zgjedhjeve.
Top Channel