Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy qytetarë. Një prej tyre, 31-vjeçar, shtetas turk, akuzohet se ka tentuar të kalojë kufirin, nëpërmjet portit të Durrësit me dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Ndërsa një 59-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.
“Specialistët e Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin turk M. Y., 31 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij”, njofton policia.
Top Channel