“Ne paskemi po të njëjtën histori…”, filloi të kujdesej për familjen që në fëmijëri, djali surprizohet nga Olsi Bylyku

08/05/2021 22:40

Stabiliteti dhe harmonia e një familjeje realizohet nëpërmjet sakrificave të mëdha, durimit, dashurisë pa kushte dhe përkujdesjes së vazhdueshme ndaj njëri- tjetrit. E tillë ishte edhe historia e Afërditës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Afërdita në studio rrëfeu historinë e jetës dhe sakrificat që familjes së saj i ishin dashur që të përjetonte përgjatë këtyre viteve. Për shkak të problemeve të mëdha ekonomike, bashkëshorti i Afërditës ishte detyruar të punonte me orë të zgjatura.

Shpesh të punuarit jashte orarit për të siguruar më shumë të ardhura për familjen e ka privuar atë që të jetë prezent në momentet më të vështira për bashkëshorten dhe familjen e tij.


Afërdita tregoi se në momentet kur kishte qenë në pritje të fëmijës së saj të dytë, kishte pasur komplikacione dhe se ishte detyruar që të qëndronte gjithë kohën e shtrirë.

Në këtë momente të vështira, pa praninë e bashkëshortit pranë, krahu i djathtë i saj kishte qenë djali i madh, Anastasi. Edhe pse vetëm 7 vjeç, ai nuk kishte nguruar në asnjë moment për të ndihmuar mamanë e tij, duke u kujdesur për vëllain e vogël që erdhi më pas në jetë. Kontributi i tij për familjen nuk kishte munguar në asnjë moment madje kohët e fundit kishte nisur punë si kamarier.

Për këtë arsye, Afërdita kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Anastasin për çdo sakrificë e ndihmë që ka dhënë, si dhe për ta bërë atë të lumtur nëpërmjet disa surprizave. “Ani të kam thirrur këtu vetëm për të të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua, vëllain tënd e për familjen tonë. Dije se të dua shumë e se je drita e syve të mi!”,- ishte mesazhi i Afërditës për Anastasin.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa surpriza për Anastasin, ku një ndër to, ishte aktori më i pëlqyer i tij, Olsi Bylyku, i cili i tha: Kur po dëgjoja historinë tëndë është fiks po e njëjtë si historia ime. Prandaj dua të të them që puno fort dhe kurrë mos u tërhiq nga gjërat që do dhe dije se që sot e tutje unë jam miku yt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA