“Procesi i integrimit mund të kthehet në shpërthim për të gjithë” Rama thirrje BE-së: Shmangni historinë

06/05/2021 18:38

Kryeministri Edi Rama gjersa ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” u ka bërë thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë e një shteti.

Kjo thirrje vjen pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë bashkë në procesin e integrimit evropian dhe me ndalimi i vijueshmërisë së vendit fqinj sjell edhe bllokimin e vendit tonë.

Rama theksoi se kjo mënyrë që po përdor BE-ja mund të sjellë një shpërthim për të gjithë, duke nënkuptuar probleme të mëtejshme mes vendeve.

“Me gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën e Turqisë. Mendoj se anëtarësimi është një fjalë e madhe por a është Shqipëria gati? Jo nuk jemi gati por ajo çfarë nuk kuptoj është shtyrja e shtyrja e shtyrja e fillimit të punës reale me negociatat pasi është marrë vendimi. Kjo është puna reale, kjo do të kërkojë kohë, miqtë tanë duhet të thonë që prisni akoma nuk jemi gati. Ti mbash vendet në këtë pozicion duke thënë jo se disa vende kanë disa probleme të tjera, shto ujë e shto miell nuk ka kuptim dhe kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe kjo hapja e kësaj kuti pandore se një vend tjetër ka disa probleme për të zgjidhur mund të kthehet në një shpërthim për të gjithë. Dua t’u bëj thirrje që duhet të shmangim ta vëmë historinë në mes të procesit të integrimit evropian”, tha Rama.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA