Top Story/ Sot sundojnë PD –në, avokati tregon për njerëzit e Berishës që braktisën pagat milionëshe për pushtetin

04/05/2021 22:52

Mes zyrtarëve të tjerë që kanë punuar në UNMIK dhe misionet e tjera të instaluara në Kosovë pas lufte ishin edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe Flutura Kola, që më pas do të ishte ortakja e saj në bizneset e Argitës.

Në PNUD punonte bashkëshorti i Argitës, Jamarbër Malltezi. Kurse kunati i kreut të PD-së Basha, Erion Isufi punonte si përkthyes i Gjykatës së Hagës. Aty, miqësia mes këtyre emrave u forcua.

“Ajo ka qenë zyrtare ligjore, Argita ka pasur zyrën përballë zyrës time. Ka qenë misioni UNMIK, ish-objektet e gjykatave në Kosovë në qëndër të
Prishtinës dhe ka punuar vite të tëra si zyrtare ligjore. Mirëpo jo vetëm Argita, ka qenë burri i saj edhe të tjerë që kanë pasur lidhje familjare miqësore apo cfarëdo me ish-kryeministrin Sali Berisha por kjo gjë dihet” u shpreh Tom Gashi, avokat
Në vitin 2005, ky grup miqsh, me në krye vajzën e Sali Berishës lanë detyrat në Kosovë ku merrnin paga mbi 5 mijë dollarë dhe erdhën në Shqipëri ku paga mesatare nuk ishte më shumë se 30 mijë lekë.

“Fillimisht ka qenë 7 500 dollarë dhe pastaj, me ndryshimet me futjen e euros janë bërë axhustimet sipas skemës së UNMIK. Dua të them që kam patur
një kontratë nga më të mirat që kanë patur ekspertët ligjorë atje.”u shpreh Argita Malltezi
“Kur shikon rezultatin sot mund të thuash, mendosh që natyrisht ata erdhën që të përfitonin” u shpreh analisti, Ilir Yzeiri

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA