Zbardhet mbledhja e Bashës me krerët e degëve dhe sekretarët.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Basha u ka thënë drejtuesve të degëve se PD nuk i njeh zgjedhjet e 25 Prillit.
Burime të gazetares Elda Menga bëjnë me dije se kryedemokrati Basha e ka lënë të paqartë, nëse hapi i mosnjohjes së zgjedhjeve, të çon tek hapi i mosmarrjes së mandateve.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura Lulzim Basha ka folur për shitblerjen e votës ditën e zgjedhjeve dhe dosjen e plotë që po përgatit PD për kontestimin e rezultatit në Prokurori dhe institucionet ankimuese të KQZ.
Partia Demokratike është e bindur se rezultati i zgjedhjeve është i deformuar dhe nuk shpreh vullnetin e qytetarëve dhe për partinë më të madhe në opozitë është i papranueshëm për së kohë nuk pasqyron vullnetin e lirë të qytetarëve.
Kryedemokrati ka porositur krerët e degëve të mbledhin prova për të faktuar krimet elektorale të ndodhura sipas tij më 25 Prill.
Ndërkohë pas drejtuesve të degëve Basha pritet të takohet edhe me kandidatët për deputet ku pritet të analizohet rezultati i zgjedhjeve, puna e bërë në zonat përkatëse nga secili prej tyre. Pritet të analizohet rezultati për çdo zonë, kush ka punuar për veten dhe kush për partinë.
Top Channel