“Poshtërim për Kosovën që po lejon qytetarët të vaksinohen në Serbi”/ Apeli i gazetarit për qeverinë shqiptare: Hap një pikë vaksinimi për ne!

01/05/2021 11:32

Gazetari, Berat Buzhala, i bën kërkesë publike qeverisë shqiptare dhe kryeministrit të sapozgjedhur të fusë në planin e vaksinimit dhe qytetarët kosovarë.

Në letrën publike, të postuar në faqen e tij në “Facebook”, Buzhala e konsideron poshtërim për qeverinë e Kosovës, që lejon shtetasit e saj të shkojnë në Serbi dhe të marrin vaksinat anti Covid atje. “Unë e di që edhe Shqipëria është në zor të madh për veti, ama është krejtësisht e turpshme për shtetin e Kosovës, që mijëra veta me shku me u vaksinu në Serbi, qysh po ndodh tash. Nuk ka poshtërim më të madh për shtetin e Kosovës që i lejon qytetarët e vendit të vet me pranu vaksina prej qeverisë së Serbisë”.

Buzhala kritikon qeverinë e Kosovës se nuk po kujdeset për qytetarët. “Na për momentin nuk kemi qeveri që kujdeset për qytetarët. Qeveria jonë po merret me budallakina. Albinit as nuk po i bën përshtypje që Vuçiçi me shumë se sa ai po kujdeset për qytetarët e tij. Për Albinin është tepër me rëndësi me e fitu betejën publike me Vuçiçin në takimin e tyre të parë në Bruksel”.

Kërkesa e plotë e gazetarit, drejtuar kryeministrit, Edi Rama:

Hape një pikë/punkt per vaksinimin e kosovarëve dikund afër kufirit. Unë e di që edhe Shqipëria ështeë në zor të madh për veti, ama është krejtësisht e turpshme për shtetin e Kosovës, që mijëra veta me shku me u vaksinu në Serbi, qysh po ndodh tash. Nuk ka poshtërim më të madh për shtetin e Kosovës që i lejon qytetarët e vendit të vet me pranu vaksina prej qeverisë së Serbisë.
Që këshilla ime për Ramën dhe qeverinë e tij. Le t’i ndajë disa doza në javë, le të themi 5-6 mijë dhe le t’i caktojë grupmoshat, bie fjala brenda një javës ata që i kanë 74-75 vjeç. Javën tjetër, ata që i kanë 73-74 vjeç. E di që nuk do të ishte shumë as për Shqipërinë, por do të ishte shumë për ne që kemi prindër të vjetër.
Nuk kishim me ia harru kurrë. Na për momentin nuk kemi qeveri që kujdeset për qytetarët. Qeveria jonë po merret me budallakina. Albinit as nuk po i bën përshtypje që Vuçiçi me shumë se sa ai po kujdeset për qytetarët e tij. Për Albinin është tepër me rëndësi me e fitu betejën publike me Vuçiçin në takimin e tyre të parë në Bruksel.
Une me qenë si Vuçiçi, po në atë takim, kisha me i tregu se sa qytetarë të tij ia ka vaksinu. Le të merret ky me folklorizma.
Prandaj, Edi Rama e ka mundesinë ideale per t’i dale në krah qytetarëve të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA