Vendin e futbollistëve në fushën e blertë të stadiumin ‘Niko Dovana’ e zunë mijëra durrsakë, mbështetës të PS të cilëve Edi Rama, u tha se të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellet e historisë do kthehen në lepuj me 25 Prill.
“Sot njëri i LSI, i Monikës dhe Likes doli duke blerë vota dhe unë i thashë Likes; Dil o Like merr sëpatën dhe priti duart. Jo vetëm nuk doli, por bënte postime dilni votoni mos kini merak për demokraci për vllazni, o Like o Like, o Like ta kisha thënë o lëre rakinë o do ta nxjerrin me zor. Është më keq kur ta nxjerrin me zor se kur e lënë vetë se kur e lë vetë e lë pak nga pak kurse me zor e merr sfurkun dhe sëpatën dhe s’di ku tja gjesh vendin”.
25 prilli tha Edi Rama është përplasja e fundit me ata që kanë përfaqësuar një mallkim se Shqipëria nuk bëhet.
“Durrësi, Dubai Mesdheut. Na e morën komunistët, e kanë marrë shqiptarët që e duan Shqipërinë majë që nis nga ai porti turistik i Durrësit ëndrra e të parëve tanë”.
Top Channel