India me shifra rekord infektimesh/ Çfarë është varianti indian i Covid 19 dhe a funksionon vaksina?

23/04/2021 09:51

Një variant i koronavirusit i identifikuar në Indi, po hetohet nga shkencëtarët në të gjithë botën, por nuk dihet ende se sa është përhapur apo nëse po drejton valën e dytë vdekjeprurëse të Covid në Indi.

Viruset krijojnë mutacione gjatë gjithë kohës, duke prodhuar versione të ndryshme të vetvetes.
Shumica e këtyre mutacioneve janë të parëndësishme ,dhe disa madje mund ta bëjnë virusin më pak të rrezikshëm, por të tjerët mund ta bëjnë atë më ngjitës dhe më të vështirë për t’u vaksinuar kundër tij.

Variantri indian, i njohur zyrtarisht si B1617, u zbulua për herë të parë në Indi, në muajin tetor.
Testimi i mostrës nuk është mjaft i përhapur në të gjithë Indinë për të përcaktuar se sa larg ose shpejt po përhapet varianti.

Ajo u zbulua në 220 nga 361 mostra Covid të mbledhura midis janarit dhe marsit në shtetin perëndimor indian të Maharashtras.
Ndërkohë, ajo është parë në të paktën 21 vende, sipas bazës së të dhënave globale GISAID.

Udhëtimet ndërkombëtare duket se kanë sjellë variantin në Mbretërinë e Bashkuar, ku 103 raste janë identifikuar që nga 22 Shkurti. Shumica e udhëtarëve nga India tani janë ndaluar të vijnë në Angli.Shëndeti Publik anglez e ka renditur variantin e Indisë si një nga “variantet nën hetim”, por nuk e konsideron deri tani atë mjaft serioz për t’u klasifikuar si “variant shqetësues”.

A është më infektiv apo më i rrezikshëm?

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse ky variant është më infektues apo rezistent ndaj vaksinave.

Dr Jeremy Kamil, një virolog në Universitetin Shtetëror të Luizianës, thotë se një nga mutacionet e tij është i ngjashëm me ato që shihen në variantet e identifikuara në Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Dhe ky mutacion mund të ndihmojë virusin të shmangë antitrupat në sistemin imunitar që mund të luftojë koronavirusin bazuar në përvojën e infeksionit paraprak ose një vaksine.

Por ajo që duket të jetë më shqetësuese për momentin është një variant i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili është dominues në Britani dhe është përhapur në më shumë se 50 vende.

A është përgjegjës ky mutacion për valën e dytë të virusit në Indi?

India ka raportuar rreth 200,000 raste Covid çdo ditë që nga 15 prilli, përtej pikut të saj prej 93.000 rastesh në ditë vitin e kaluar. Vdekjet gjithashtu janë rritur.

“Popullsia dhe dendësia e lartë e Indisë është një inkubator i përsosur për këtë virus për të eksperimentuar me mutacione”, thotë Ravi Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit.

Sidoqoftë, vala e rasteve në Indi mund të ishte shkaktuar nga tubime të mëdha dhe mungesa e masave parandaluese të tilla si mbajtja e maskës ose distancimi shoqëror.

A do të funksionojnë vaksinat edhe ndaj këtij varianti?

Shkencëtarët besojnë se vaksinat ekzistuese do të ndihmojnë në kontrollin e variantit kur bëhet fjalë për parandalimin e sëmundjes së rëndë.

Disa variante do t’i shpëtojnë në mënyrë të pashmangshme vaksinave aktuale, sipas një punimi të botuar në Nature nga Prof Gupta dhe kolegët e tij studiues. Si rezultat, do të nevojiten ndryshime në modelin e vaksinave për t’i bërë ato më efektive.

Sidoqoftë, vaksinat që janë tani në dispozicion ka të ngjarë të ngadalësojnë përhapjen e sëmundjes.

Burimi: BBC

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA