Europa synon hapësirën, Macron kërkon program europian për fluturime me ekuipazh brenda dhjetë vitesh
Një zjarr në një anije mallrash me flamur të huaj që po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar në portin lindor kinez të Qingdaos i ka marrë jetën 25 personave, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
“Në bord ndodheshin 42 persona. Dymbëdhjetë u evakuuan në mënyrë të sigurt, pesë të plagosur u dërguan në spital dhe 20 persona u gjetën pa shenja jete”, raportoi fillimisht Xinhua, duke sugjeruar se pesë persona ende rezultojnë të zhdukur. Një përditësim i fundit, megjithatë, e çoi numrin e të vdekurve në 25.
Zjarri shpërtheu gjatë mëngjesit në Kantierin Detar Beihai të Qingdaos gjatë punimeve të riparimit dhe inspektimit, raportoi Xinhua, duke shtuar se deri në fillim të pasdites zjarri ishte shuar.
דיווח בסין: 20 הרוגים בשריפה באוניית משא בנמל צ’ינגדאו@RamEliBrandtspic.twitter.com/KyE15HJds0
— כאן חדשות (@kann_news) September 10, 2026
Një foto e publikuar nga Xinhua tregon anijen në fjalë, Ocean Melody. ‘Ocean Melody’ është një anije 20-vjeçare që mban flamurin liberian, e operuar nga Yuyangkunpeng Shanghai Shp Mgm dhe në pronësi të Huili Shipping Co Ltd.
Anija mbërriti në kantierin detar në Qingdao më 31 gusht dhe ka qenë atje që atëherë. Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar “hetime urgjente për të zhdukurit, reagim të duhur ndaj incidentit dhe një hetim të shpejtë për shkakun”, raportoi agjencia shtetërore, pa specifikuar flamurin e anijes.
Top Channel