Të shtëna me armë në një plazh të Kalifornisë, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas përplasjes dhe rrëzimit të dy helikopterëve në rajonin e malit Everest, në Nepal.
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas përplasjes dhe rrëzimit të dy helikopterëve në rajonin e malit Everest, në Nepal. Sipas policisë, viktima dyshohet se është shtetas indian, ndërsa aksidenti ndodhi teksa dy mjetet fluturuese po përpiqeshin të uleshin.
Shefi i policisë në distriktin Solukhumbu, Nabin Raja Budhathoki, konfirmoi për agjencinë e lajmeve AFP se një person humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
WATCH: 2 helicopters collide into each other in Everest Base camp in Solukhumbu, Nepal, killing 1 person and injuring another. https://t.co/uaFnX6FpjV
— AZ Intel (@AZ_Intel_) November 3, 2026
Pamjet e momentit të përplasjes së dy helikopterëve po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke treguar çastin e aksidentit tragjik.
Në rajonin e Himalajeve, helikopterët përdoren shpesh për transportimin e turistëve, alpinistëve dhe furnizimeve, si dhe për operacione kërkim-shpëtimi.
Megjithatë, fluturimet në këtë zonë konsiderohen veçanërisht të rrezikshme për shkak të terrenit të vështirë malor dhe kushteve të paparashikueshme atmosferike.
Nepali është një nga destinacionet kryesore të alpinistëve në botë. Çdo vit, mijëra turistë vizitojnë vendin, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta të planetit, përfshirë malin Everest.
Top Channel