
Prej disa ditësh në spital, rëndohet gjendja shëndetësore e Papës! Vatikani zbulon se…
23/02 01:10
Bashkimi Evropian (BE) ka siguruar 43,5 milionë euro ndihma humanitare për Sudanin e Jugut.
Komisioni Evropian ka njoftuar se ka siguruar ndihmë humanitare për Sudanin e Jugut, i cili po lufton me probleme të thatësirës dhe urisë.
Më shumë se tetë milionë njerëz në Sudanin e Jugut nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore dhe më shumë se shtatë milionë njerëz janë në rrezik të urisë, thuhet më tej.
Vendi është prekur gjithashtu rëndë nga epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19), prandaj BE-ja ka ndarë 43,5 milionë euro ndihmë humanitare Sudanit të Jugut për ushqim dhe mbrojtje.
Në vitin 2020, BE-ja siguroi gjithashtu 21 milionë euro mbështetje për këtë vend.
Top Channel