SHBA: refuzoni dhunën/ Kim bisedon me Metën, Ramën e Bashën, kërkon vetëpërmbajtje: Hetim ngjarjes në Elbasan

21/04/2021 19:47

Për Incidentin e rëndë të Elbasanit përmes një deklarate për mediat reagoi ambasada amerikane në Tiranë ku thuhet:

“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen”.

Në këtë deklaratë zbulohet se çfarë ambasadorja Yuri Kim i ka kërkuar udhëheqësve të politikës shqiptare:

“Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën”.

Ambasada Amerikane theksohet në fund të reagimit do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA