Një shtetas nga qyteti i Krumës është arrestuar, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë të vëllanë, në banesë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:55. 27-vjeçari me iniciale S.H ka shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ka deklaruar para policisë se ishte vetëplagosur.
Nga hetimi policor, u zbulua se 27-vjeçari ishte goditur me thikë nga vëllai, shtetasi me iniciale R.H.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.
Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.
Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.
Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.
Top Channel