Tragjedi në Itali/ Vdes 57-vjeçari, u helmua nga djali i partneres së tij. Dyshimet e para: Bleu në internet…

16/04/2021 10:23

Një tragjedi ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një 19-vjeçar i identifikuar Alessandro Asoli helmoi nënën e tij dhe partnerin e saj. 19-vjeçari u paraqit te karabinierët dhe nga hetimet e para rezulton të ketë problem psikiatrike.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 22:00  dhe ishin fqinjët që ngritën alarmin pasi dëgjuan të bërtitura nga banesa. Nga kontrolli i policisë rezultoi se në kuzhinë u gjet një gotë me një substancë që dyshohet të jetë helmuese dhe do të analizohet nga mjekësia ligjore.

Familja jetonte në via della Costituzione 19, në zonën e banimit të fshatit Casalechio, në një apartament në katin e tretë të një ndërtese me pamje nga një mjedis i gjelbër. Ai shkaktoi vdekjen e menjëhershme të partnerit të nënës së tij, 57 vjeç ndërsa nëna e tij, 56 vjeçe ndodhet në spital në gjendje kritike

Substanca që djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet dhe e kishte hedhur në një pjatë ku ishin përgatitur makarona me salmon. Partneri i nënës mund të ketë ngrënë të gjithë ushqimin ndërsa nëna ndoshta nuk e ka mbaruar.

Ende nuk janë sqaruar arsyet që do e shtynë të riun të bënte në gjest.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA