Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit elektoral me banorët e Ndroqit, ka theksuar se është koha për ndryshim.
Basha bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve pa dallim partiak në marshimin drejt ndryshimit të vërtetë që do të bëjë të mundur “një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, shpresës për të ardhmen”.
“Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë”, tha Bashën gjatë fjalës së tij me banorët.
Në fund të fjalës së tij, kryedemokrati kërkoi votën e qytetarëve të Ndroqit. “Edhe 9 ditë na ndajnë dhe ju e dini fare mirë se ndryshimi nuk mund ta sjell ai që për 8 vite që u la në baltë. Ndryshimi do të vij duke votuar numrin 9. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj. Votoni numrin tuaj për të ardhmen tuaj. Votoni numrin 9 për familjet tuaja. Votoni numrin 9 për Shqipërinë europiane. Votoni numrin 9 për ndryshim“.
Top Channel