Dëmtohet nga zjarri, nëndetësja bërthamore ndahet në dysh!

15/04/2021 16:13

Një nëndetëse bërthamore franceze, e dëmtuar rëndë nga zjarri vitin e kaluar, nuk përfundoi për skrap dhe kjo falë idesë për ta ndarë në dy pjesë.

Ajo çfarë mundi të shpëtohej prej saj do të përdoret për riparimin e një tjetër nëndetëseje.

Zjarri i fuqishëm aksidental që zgjati për plot 14 orë , bëri që Perle të dilte jashtë funksionit qershorin e një viti më parë. Ajo pësoi dëmtime strukturore, që sipas ministrisë franceze të mbrojtjes, nuk riparoheshin dot. Megjithatë, një pjesë e nëndetëses 73 metra të gjatë e që peshon 2.600 tonë, do të hyjë sërish tani në përdorim, vetëm se në një formë tjetër.

Për fatin e mirë të marinës franceze, thotë CNN, një prej simotrave të Perle, Saphir, që u tërhoq nga shërbimi në 2019-n, priste çmontimin në varrezën e portit Cherbourg. Tani ka shanse që ajo të rregullohet me gjysmën e `mirë` të Perle, dhe kompania që ka marrë përsipër ta riparojë, Naval Group, është mjaft optimiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA