Konkurrentët e “Për’puthen” janë duke shfrytëzuar faktin se u bënë të njohur për publikun, që të bëhen pjesë e tregut muzikor. Duket se edhe Princi ka marrë vendimin që t’i bashkohet grupit të muzikantëve.

Së fundmi, ai ka sjellë një version të ri të këngës “Xhoana” të Akrepit. E duket qartë se Princi ka bërë një diss për Jasminën.

“Ah moj Jasmina më morë mendt e mia. Hipa te ai Benzi e s’doja më t’ja dija. Lëre se nuk është për ty më thoshte dhe shoqnia, por gropëzën tek mjekra nga afër do ta shihja. I ke hak rolet në filma Hollywoodi, bukuri po e me aktrim ta fut ti. Bashkë në helikopter me shëtit në Ballkan, se mu shtire vullkan pastaj m’dole kallkan. Zemrën ma ndeze, por tani vetë e fika po ti paske pas sytë nga Amerika. Unë s’jam peshk, por i sinqertë dhe kampion je mësu me lepura, luan nuk përballon”, shprehet Princi për Jasminën në këngë dhe në fund i thotë “Bye torollake”, thuhet në tekstin e këngës.

Kujtojmë se Princi ka patur një takim mjaft romantik me Jasminën, e dukej se do të lindte diçka mjaft e bukur mes tyre. Por krejt papritur ngjarja mori një rrjedhë tjetër. Gjatë një puntate, Princi hodhi akuza se Jasmina dhe Sara janë vajza materialiste, e si pasojë nisi edhe një debat i fortë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel