Pandemia e koronavirusin mund të mbajë gjallë krimin e organizuar edhe për vitet që do të vijnë në Evropë, një kontinent ky që ishte në një pikë kyçe që më parë për shkak të fluksit të paprecedentë të kokainës.
Paralajmërimi u lëshua të hënën nga agjencia e policimit në BE, Europol. Në raportin e tij katër vjeçar, Europol thotë se banda kriminale gjithnjë e më të dhunshme, do të dominojnë përballë bizneseve legjitime që dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia do ti bëjnë më të brishta. Kriminelët po ashtu po ofrojnë edhe vaksina të rreme kundër covidit dhe teste që bëhen vetë ndërsa përpiqen të përfitojnë nga përpjekja globale për ta marrë veten nga virusi.
“Kemi mbërritur në një pikë pa kthim. Pasojat në jetët e qytetarëve, mbi ekonominë dhe sundimin e ligjit, janë shumë të rënda. Kjo është ajo që ne shohim nga ky raport”, tha Katherine DE Bolle.
Një pandemi e zgjatur, do të vendosë ekonomitë evropiane dhe globale nën një peshë të rëndë- nënvizon raporti që parashikon edhe se një recesion ekonomik mund ta bëjë krimin e organizuar dominues edhe në vitet në vijim.
Sipas Europolit, sasi të paprecedenta kokaine po trafikohen në BE nga Amerika Latine, duke sjellë shumë miliarda euro fitime për kriminelët në Evropë dhe Amerikën e Jugut.
Pastërtia e kokainës që vjen në Evropë është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Tregtia e kokainës ndihmon sipërmarrjet kriminale të fuqizohen dhe ti përdorin burimet e tyre për tu infiltruar dhe cenuar ekonominë e bllokut, institucionet publike dhe shoqërinë.
Top Channel