Rama inspekton rrugën Peshkëpi-Selenicë dhe thumbon Metën: E ftoi Damiani, por ai nuk del ditën

10/04/2021 18:39

Rruga Peshkëpi – Selenicë është investimi më i fundit që bëhet pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit tëVlorës. Kryeministri Rama inspektoi sot kantierin e kësaj vepre.

Me një gjatësi rreth 15 km, ajo do të lidhë zonën me rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhezonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë e Gjirokastër.

Drejtori i ARRSH-së, Dritan Agolli tha se rruga do të zgjerohet dhe rikualifokihet cilësisht, duke përmirësuar edhe të gjithë parametrat teknikë. “Punimet kanë filluar me ritëm të mire dhe shpresojmë që në harkun e 7 muajve, rruga të jetë e gatshme për përdorim,” – tha Agolli.

“Për ata që nuk e dinë historinë e kësaj vepre”, – u shpreh Kryeministri Rama, – “kandidati Ilir Meta, kandidati sapo zyrtarizuar i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Damiani siç pat premtuar e ka ftuar të jetë sot meqë erdhëm dhe ne për të inspektuar punimet, por ai nuk del ditën”.

Ai shfrytëzon muzgun dhe periudhën e natës, sepse subjektet me të cilat ai komunikon janë subjekte që ditën e kanë pak të vështirë e ai natyrisht, ditën, kur bën shpërndarjen e atyre teneqeve duke e shpërdoruar deri në fund atë institucion që praktikisht, Shqipëria e ka humbur në këtë periudhë, nuk mund t’i mbajë pranë.

Janë gjykatës e prokurorë të korruptuar që janë pastruar nga Vettingu dhe që janë bashkuar me të për revanshin e madh referendar të 25 prillit ku ëndërrojnë të rimarrin në dorë drejtësinë, janë subjekte të OFL-së.

Pastaj është edhe koha e ziafeteve ne Leskon që ka nevojë për t’u shtruar e dehur nëpër tavolina me kecat e shkretë të zonë, që përfundojnë në dhëmbët bluajtës të Leskos së Vlorës.

Kështu që historia është që kjo vepër u bllokua pasi kjo vepër financohet përmes një kredie të butë që ne kemi siguruar nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe duhej një aprovim formal nga zyra e Presidentit, që ndër kohës postimi i financimit që u bë për t’u çuar poshtë në bregdet, për veprën e re që do të bëhet deri në Radhimë nga tuneli, e shfrytëzoi si një moment ku mendoi se mund të përçante zonën, duke i thënë Selenicës ua mori rrugën Edi Rama. Ne u detyruam të ndryshojmë taktikë. E kaluam topin në fushën e qeverisë, ia hoqëm të drejtën e të ashtuquajturës plotfuqishmëri, që ai e shfrytëzon në fakt, vetëm kundër interesave të publikut e vetëm për hesapet elektorale të Monikës dhe sot, kjo rrugë financohet nga FSHZH-ja dhe do të bëhet siç ia kemi premtuar banorëve të zonës. Ajo do të bëhet pjesë integrale e aksit tashmë komplet të hapur e drejt përfundimit të Lumit të Vlorës, në mënyrë që edhe Selenica si pjesë e kësaj zone kaq fantastike, të integrohet në jo thjesht rrugën e një lëvizjeje, por rrugën e një zhvillimi të ri që do marrë gjithë kjo zone si rezultat i heqjes së bllokimit dhjetëra vjeçar, për shkak të mungesës së aksesit në rrugë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA