Ish kryebashkiaku i Beratit, Selfo Kapllani largohet nga LSI dhe i bashkohet PS

10/04/2021 18:55

Partisë Socialiste të Kuçovës në qarkun e Beratit, i bashkohet edhe ish kryetari i kësaj bashkie Selfo Kapllani, një ish drejtues i propozuar nga LSI.

Në takimin me themelues të PS, Kuçovë, drejtuesin e Qarkut Blendi Klosi, kandidatin Bardhyl Kollçaku, Ish përfaqësuesi i LSI tha ndër të tjera se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka dëshmuar veten si forca më e emancipuar dhe më avangardë e politikës. “Duhet sens qytetar e përgjegjshmëri nga të gjithë për të kuptuar çfarë ndodh nëse nuk fitohet ky mandati i tretë.

Në krahun tjetër kemi një spektër politik që nuk ofron asnjë lloj besimi, jo vetëm për votuesit e majtë,  por për të gjithë qytetarët”- deklaroi Kapllani, i cili shtoi se do të japë kontributin e tij për arritur objektivin për 5 mandate në qarkun e Beratit, një fitore do t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve për të garantuar vijimin e reformave të nisura. Kapllani i bashkohet Partisë Socialiste, si shumë ish funksionarë të tjerë të LSI, me bindjen e plotë se Partia Socialiste është e vetmja forcë e progresit dhe partia transformuese e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA