E ftuar në “Open” për ditën e sotme, aktivistja Brizida Gjikondi, me tone të larta ka cilësuar grevën e kontrollorëve të trafikut ajror si një tradhti kombëtare.
Brizida Gjikondi: Ky keqinterpretim ka sjellë pasoja të rënda, keni dëmtuar interesat e klientëve të tu. Ata janë thirrur në një takim në datë 11 dhe 12 prill. Nuk e kuptoj se pse e ke futur në këtë mulli dhe zymtësi interesat e tyre. Nuk mund të gënjesh se ata nuk kanë qenë në grevë. Vetëm 5 prej tyre kanë nxjerrë një raport se kanë qenë në stres, por 60 të tjerë. Kjo është greva dhe keni vënë kushte. Ja ndalon kodi i punës, jeni direkt subjekt për në prokurori. Do e quaja tradhti kombëtare, ju e dini që grevat bëhen të përshkallëzuar. Për më tepër që jeni në një institucion jetik.
Ju e dini kur shkoni në Gjykata do prisni vendimin e saj. Është grevë e pastër, ka elementë të një tradhti kombëtare. Këta kontrollorë kanë jo vetëm licenca nga BE për funksionin por edhe certifikata pastërtie nga Ministria e Brendshme. Pritet për 2 javë të vijnë forcat e NATO-s dhe ne të bëjmë kështu shakash që e shoh me sfond të dyshimtë. Këto janë kusure të klasës politike por edhe të gjithë papërgjegjshmërinë.
Top Channel