Falja e gjobave ishte premtimi i Lulzim Bashës për përfaqësuesit e biznesit të vogël në njësinë numër 3.
“Do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë me 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin”.
Në takimin me gratë e kësaj njësie, Basha sulmoi kundërshtarin politik për procesin e rindërtimit nga tërmeti , duke propozuar ofertën e demokratëve .
“Këta e kanë harxhuar kohën duke luajtur me vlerësime fictive, DS1 e kanë bërë DS5, DS% e kanë bërë DS1, lojëra, nepotizëm, korrupsion. gjeja e parë që do bëjmë vlerësimi dhe rivlerësimi objektiv i dëmit, dhe nuk do vonojmë asnjë minutë për të bërë shpërndarjen e parave direkte familjeve që u janë dëmtuar shtëpitë, dhe për të nisur ndërtimin e banesave shumekatëshe ne qytete ku janë dëmtuar, me fonde tona dhe me fondet e BE”.
Prej disa disa ditesh Pandemia e Covid 19 është bërë pjesë e fushatës së kryedemokratit, për të cilën Basha thotë se ka hartuar një plan.
“Këta me letra kaluan gjoja një farë rimbursimin, që s’është asgjë dhe që e kanë marrë shumë pak njerëz. Prandaj po ju them që një nga hapat e parë që do të bëjmë është hartimi i një pakete financiare për të dëmshpërblyer financiarisht mijëra familje shqiptare që janë detyruar të futen në borxh për të kuruar të afërmit e tyre të sëmurë nga korona.”
Rimbursimin por sipas diagnozës, Basha premtoi për të gjithë pacientin shqiptarë.
“Kjo do të mundësoj që mbi 95% e medikamenteve që marrin pacientët duke përfshirë persona me statusin e invaliditetit të mos nxjerrin para nga xhepi por të rimbursohen nga fondet e sigurimeve shëndetësore dhe fondet e shtetit”.
Basha bëri me dije se ka hartuar një memorandum bashkëpunimi që do të mundësoj trefishimin e fondeve në ndihmë të personave me aftësi të kufizuarave dhe të invalidëve”.
Top Channel