Foto ilustruese

Një 51-vjeçar është  arrestuar në Durrës pasi po rrethonte me beton pronën publike në lokalin e tij tek Gjiri i Lalëzit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për L.L.

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasin L. L., 51 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lokalin e tij tek Gjiri i Lalëzit, duke kryer punime pa leje (rrethim me beton), në tokë publike, me qëllim përfitimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndërsa në Shijak vijon puna për të kapur një 16-vjeçar, i cili plagosi me thikë një të ri pas një konflikti.

Shijak/Durrës

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ç., 16 vjeç, banues në Shijak, pasi më datë 02.04.2021, rreth orës 22:00, në Shijak, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA