Disa dhjetëra të rinj nga Gjirokastra kanë mbjellë, me iniciativën e tyre, një numër fidanësh pishe të egër në një prej shpateve të kërcënuara seriozisht nga erozioni në zonën historike të qytetit. 

100 vjet më parë ishin nxënësit e liceut të qytetit ata që inicuan kurorën e halorëve mbi qytetit e me sa duket historia po përsëritet.

Grupimi i të rinjve u mbështet menjëherë nga shoqata të ornitologëve dhe mbrojtësve të natyrës të cilët besojnë se territori i përmirësuar do të sigurojë një habitat të përshtatshëm për zogjtë.

Biologët kanë vërejtur me shqetësim fenomenin e erozionit në disa vatra aktive në Gjirokastër dhe besojnë se pyllëzimi masiv dhe përfshirja e sa më shumë vullnetarëve do të përmirësonte situatën.

Me iniciativën e tyre ky grup të rinjsh, 16-17-vjeçarë, ka tërhequr vëmendjen vazhdimisht për mbrojtjen e natyrës, mbjelljet, pastrimin nga plastika, mbrojtjen e shpendëve që popullojnë luginën dhe sidomos nxitjen e krenarisë lokale për praninë e kalit të qyqes, shkabës së fundit folezuese në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA