9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026
Marrëdhënia mes Gilbertës dhe Ilirit duket se ecën mjaft mirë.
Iliri dhe Gilberta kanë shfaqur pëlqimin për njëri-tjetrin që në fillim. Edhe në takimin e radhën, në studio, ata u shfaqën mjaft të afërt. Madje, që në fillim Ilirit u interesua për të afërmit e Gilbertës, që nuk kanë qenë mirë nga ana shëndetësore.
Iliri: Në radhë të parë, dua të pyes si e ke familjen?
Gilberta: Kaluam koronavirusin, ishte situatë e vështirë, por kaloi. Im atë ishte keq. Faleminderit që pyete
Iliri: Më bëhet qejfi që janë mirë
Gilberta: Je i emocionuar?
Iliri: Normal që po, si gjithnjë…
Gilberta: Për momentin do të të zgjedh ty, kur Bora të më pyesë do të thëm prapë ty!
Iliri: Ah, dhe unë kisha gjëra për të thënë. Më vure me shpatulla pas murit.
Gilberta: Më ke menduar
Iliri: Të kam menduar, por nuk do ta them ty. Kam dashur të të takoj, por kam frikë se mos them ndonjë gjë të madhe.
Gilberta: Nuk e kuptoj, çfarë të keqe ka?
Iliri: Po e marr me ngadalë, nuk është jo!
Gilberta: Me ngadalë do ta marrim, por kur të kesh dëshirë të më takosh, mund të më takosh
Iliri: Vërtet?
Gilberta: Po
Ndërkohë, Iliri nuk mund të linte pa surprizuar Gilbertën, me një shportë plot me ëmbëlsira dhe verë.
Top Channel