Video/ Avioni me një motor bën ulje emergjente dhe rrëzohet në mes të një rruge në Gjermani
Në mbarë botën, bursat duket se nuk janë prekur aspak prej pandemisë.
Në Frankfurt, indeksi gjerman i aksioneve DAX po thyen rekorde. Gati dhjetë përqind u rrit DAX-i sivjet në tremujorin e parë dhe në të njëjtën kohë ekonomia gjermane u tkurr sërish.
Izolimet prej koronavirusit dhe një rihapje që po shtyhet gjithnjë e më shumë kryesisht në tregtinë me pakicë apo në gastronomi nuk i kanë stepur depozituesit në tregun e aksioneve. “Vër maskën dhe ec përpara”, kjo duket të jetë aktualisht motoja në bursë, thotë DW.
Shpresa bazohet te ndihmat miliardëshe e bilionëshe të shtetit, që po premtohen kudo në botë. Në BE do të derdhen 750 miliardë euro në fondet e rindërtimit. Next Generation EU dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden do të investojë para në infrastrukturë. Ende asnjë cent nuk është lëvruar nga këto, por shpresa në bursë i ka dhënë krah tregtimit të aksioneve.
Nga ana tjetër, edhe spekulimet me çmimet e larta e kanë rritur inflacionin, e kjo mund të kuptohet edhe nga interesat që janë rritur për bonot amerikane të thesarit. Sidoqoftë, nuk pritet që Banka e Rezervave të vendosë frenën. Shefja e Federal Reserve (Fed) disa herë gjatë muajve të fundit ka bërë të qartë, që bankierët e rezervave janë të gatshëm të tolerojnë një rritje të çmimeve deri në 2.4 përqind. Kjo është makineria e prodhimit të parasë, që i mban tregjet në funksionim.
Top Channel