Presidenti i Francës uron Albin Kurtin për postin e kryeministrit në Kosovë, bën thirrje që lufta ndaj pandemisë të ketë përparësi

01/04/2021 11:39

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për formimin e qeverisë.

Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, shkruan Macron.

Ai thekson se menaxhimi i situatës së pandemisë duhet të jetë përparësi. “Duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë, e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj”.

Macron ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Në fund të urimit presidenti francez shkruan se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpresë Kurti për vizitë në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA