Shqiponja e detit që godet dhelprën me krahët e saj për ta përzënë nga territori, dhe zogu i çafkës evropiane që merr ushqimin thellë në gojën e nënës së saj, ishin mes disa prej fotove spektakolare në konkurrimin e botës së zogjve.
Kompeticioni i sivjetshëm për Fotografinë e Vitit të Zogjve përfshinte gjithashtu pulebardha gjigande të Atlantikut gjatë sezonit të shumimit, në shkëmbinjtë Hornøya në Norvegji, apo qukapikë sqep-kuq që lundronin në kurrizin e hipopotamit, në parkun kombëtar të Zambia.
Këtë vit kompeticioni kishte 22,000 pranime për konkurrim, nga e gjithë bota.
Drejtori Will Nicholls, tha: “Standardet e fotografive ishin shumë të larta dhe diversiteti i specieve ishte i madh. Gjykatësi do të kenë një detyrë të vështirë në zgjedhjen e fituesve”.
Në galerinë e mëposhtme jepen përshkrimet dhe pamjet e momenteve më të spikatura në fotot …
Top Channel