Grumbullimi i U21/ Trajneri Bushi i kënaqur me futbollistët e rinj

30/03/2021 12:24

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve prej ditësh është grumbulluar nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi në kuadër të përgatitjeve për fazën kualifikuese të euro 2023 të kësaj grupmoshe që Shqipëria do ta nisë me ndeshjen ndaj Andorrës.

Trajneri Bushi është shprehur i kënaqur me këtë grumbullim duke shtuar se në skuadër kishte marrë edhe 15 futbollistë të tjerë që nuk ishin thirrur kurrë më parë.

Kombëtarja U21 gjatë këtyre ditëve zhvilloi një ndeshje miqësore me Tiranën dhe Bushi theksoi se ka ende vend për përmirësime,por në përgjithësi ai është i kënaqur me lojtarët dhe shprehu besimin se skuadra e tij do të bëjë një sezon të mirë.

Sfida e Kombëtares me Andorrën do të luhet në 4 qershor, por Bushi foli për këtë përballje teksa theksoi se skuadra e tij do të bëjë lojën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA