Lamine Yamal e ka të qartë se cila është në krye të listës së dëshirave të tij; Liga e Kampioneve. Talenti 19 vjeçar i Barcelonës foli në prag të ndeshjes të së mërkurës me Feyenoordin duke e bërë të qartë se cili është objektivi primar, por një mendim shkoi edhe për garën për Topin e Artë ku ai është mes 30 finalistëve.

I pyetur për deklaratat publike të Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele në lidhje me këtë çështje, Yamal deklaroi se nuk e ndjen nevojën të bëjë fushatë elektorale

‘Të fitoj Topin e Artë nuk varet nga unë, varet nga ju-iu drejtua Yamal gazetarëve-puna ime me Barcelonën dhe kombëtaren ishte fantastike. Vij pas një sezoni të shkëlqyer. Por të shohim. Nuk besoj se duhet të promovoj veten, nuk dua që të mendoni se e meritoj, çdokush është i lirë të mendojë se çfarë të dojë. Unë jam krenar për atë çfarë kam bërë me skuadrën time dhe kombëtaren. Jemi kampionë të botës, kemi fituar La Liga për të dytën herë, nuk mund të kërkoj më shumë’

Yamal, më pas ironizoi edhe një intervistë të publikuar nga France Football ku Dembele formoi një Top 3 me Kane, Kvaratskhelia e Mbappé duke shtuar se Topi i Artë duhet të mbetet në duart e një futbollisti të PSG.

‘Dembele është fituesi i vitit të kaluar dhe është mik i Kylian Mbappe, apo jo? Sinqerisht, nuk më intereson. Jam i kënaqur me sezonin që bëra. Duke qenë se shpesh e kam parë veten të konkurroj me ta, ndoshta nuk më vlerësojnë shumë. Champions League është objektivi kryesor, është turneu më special. Këtë vit mund të jetë e mundur ta fitojmë me lojtarët që na kanë ardhur; Gordon, Rodri, Adeyemi, Joao…”-tha talenti blaugrana

Lamine Yamal edhe pse vetëm 19 vjeç është një ndër 5 kapitenët e Barcelonës dhe sulmuesi nuk e fshehu krenarinë e tij.

‘Është një nder të jesh kapiteni i Barcelonës në moshën 19 vjeçare-shtoi Yamal-iu jam mirënjohës shokëve të skuadrës që më zgjodhën. Dua të jem në lartësinë e pritshmërive. Më bën të ndihem me përgjegjësi. Do të jap maksimumin për skuadrën’.

Top Channel