Prova e Barcelonës/ 5000 vetë marrin pjesë në koncertin e rrokut pas testit Covid

27/03/2021 19:25
Kryerja e testeve para shfaqjes ne Palau Sant Jordi

Pesë mijë amatorë të muzikës do të marrin pjesë në një koncert në Barcelonë të Spanjës pasi të kenë kaluar testin e Covid-19 brenda të njëjtës ditë, në një provë të efektivitetit të planit për parandalimin e virusit në evente të mëdha kulturore.

Shfaqja e të shtunës nga nje grup muzikor vendas ka lejen e autoriteteve shëndetësore, ne nje kohe kur pjesa tjetër e vendit është kufizuar në grumbullime deri në katër persona në hapësira të mbyllura. Pjesëmarrësit në koncert do të jenë të liri të lëvizin dhe të takohen me pjesëmarrës të tjerë, por janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse.

Blerësit e biletave mund të zgjidhnin mes tre koncerteve në Barcelonë dhe më parë gjatë ditës duhet të kryenin testin e shpejtë të antigjenit. Ata me rezultate negative marrin një kod të veçantë në celularin e tyre që shërben si biletë për koncertin e orës 19.00 në sallën Palau Sant Jordi.

Organizatorët thonë se ky është eventi i parë komercial i mbajtur në Evropë që prej nisjes së pandemisë.

Shfaqja është shitur e gjitha dhe biletat që kushtonin €23 deri në €28 përfshinin koston e testit, dhe maska cilësore fytyre që janë të detyrueshme përveç gjatë ngrënies, pirjes dhe në ambjentet e veçanta.

Pjesëmarrësit kanë rënë dakord se nëse preken nga koronavirusi në javët pas koncertit, do të informojnë autoritetet. Shifrat e tyre të infektimit do të analizohen për t’u krahasuar me popullatën e gjerë, për të bërë raportet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA