Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si një dhuratë nga Bashkimi Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili pasditen e sotme ka pasur një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ku edhe është njoftuar për lajmin e mirë.
“Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian👍 Më në fund” shkruan Rama.
Ndërkohë vetë Presidentja e Komisionit Evropian shkruan se ka diskutuar me Ramën lidhur me vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor si dhe të njerëzve në nevojë.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Bashkimi Evropian, për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë” shkruan Von der Leyen.
Top Channel