Arrestohet ish zyrtari i Komunës së Shëngjinit, akuzohet se ka tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdet

27/03/2021 12:06
Ilustruese

Ish zyrtari i Komunës së Shëngjinit, Agustin Gjini është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Forcat blu kanë vënë në pranga 56-vjecarin, i cili dyshohet se ka tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit nga lloji i pasurisë rërë në arë në kohën kur ishte përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin.

Agustin Gjini ka punuar në komunën e Shëngjinit në periudhën 2011-2015 dhe në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim dokumentash.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për vepren penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA