“Jam i tronditur”/ Arrestohet në Itali 36 vjeçari shqiptar, kreu i organizatës kriminale. Ja çfarë tha para gjykatës

26/03/2021 17:09

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se është kreu i një organizate kriminale për trafikimin e drogës.

Ai është identifikuar si Julian Malaj dhe kur doli para gjykatës tha: “Mendova se e kisha mbyllur në të kaluarën, jam i tronditur nga ky arrestim”.

Për këtë i referohej faktit se u arrestua për tregti droge në maj të një viti më parë. Hetimi, i koordinuar nga Prokurori Paolo Del Grosso çoi në identifikimin e një organizate kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin e drogës midis Hollandës, Belgjikës dhe Italisë, me qendër në lokalin Malgrate. Droga shitej kryesisht në sheshet e Lecco, Sondrio, Monza, Milan dhe Sondrio, shkruajnë mediat italiane.

Policia italiane arrestoi dhjetë persona dhe sekuestroi 3 kilogramë kokainë dhe 1 kg hashash. Personat e tjerë të arrestuar heshtën, ndërsa Malaj tha se ishte i shqetësuar për gjendjen e gruas së tij, e cila u dërgua në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA