Yuri Kim pyet PS: Nga se keni frikë?/ Ambasadorja e SHBA: Pse  lejoni njerëzit të mendojnë që ju jeni “aleatë”?

24/03/2021 15:08

E dërguara e Washingtonit në Tiranë Yuri Kim kërkesën që Tom Doshi mos të ulet përsëri në karrigen e deputetit e ka avancuar kësaj here  me një ton në formën e ultimatumit. 

 “Ne vërejmë se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe të tjerët, nuk duan që në parlamentin e Shqipërisë dikë të shpallur non grata në SHBA për korrupsion”, tha ajo.

Ambasadorja Kim në postim e saj në Twitter ka renditur disa pyetje. Megjithëse nuk e përmend me emër Partinë socialiste, referenca në adresë të shumicës qeverisëse nuk lë vend për interpretim.

 “Për të tjerët: Për çfarë keni frikë? A është e dobishme të qëndroni të heshtur? Pse po lejoni që njerëzit të mendojnë se ju jeni aleatë? Është kjo të menduarit të asaj ç’ka zgjedhësit meritojnë? Shqipëria meriton më mirë” shtoi Kim.

Mesazhi shoqërohet me postimin e departamentit të shtetit në twiter kur shpalli non grata Tom Doshin në 14.04.2018.

Ofensiva amerikane kundra Tom Doshit nisi disa javë përpara se subjektet politike të dërgonin listët e kandidatëve në KQZ.  Vetë Tom Doshi e injoroi kërkesën amerikane dhe kandidoi si i pari në listat e PSD në Tiranë dhe Shkodër.

Ndërkohë Edi Rama i pyetur për  kandidimin e Tom Doshit, u distancua kur tha se ai ishte përjashtuar nga PS. Megjithatë kjo përgjigje dhe garancitë e dhëna prej tij amerikanëve,  se Tom Doshi nuk do të jetë faktor në formimin  e qeverisë së re nëse socialistët fitojnë,  nuk i ka mjaftuar selisë diplomatike në Rrugën e Elbasanit.

Por a do ta fitojë ambasadorja Yuri Kim këtë betejë me Tom Doshin e cila është e paprecedentë, ndërmarrë  nga një diplomate amerikane në vendin tonë? Fjalën e fundit pritet ta thotë departamenti dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA