Mozzik dhe Hana janë bërë një dyshe e pandashme në ekranku të dy shfaqen duke buzëqeshur me një lumturi që i karakterizon.
Reperi u bë baba i një vajze në vitin 2018, që e pagëzoi me emrin Hana. Ai nuk nguron ta tregojë dashurinë e madhe që ka për kombin shqiptar, dhe këtë ia ka përcjellë edhe së bijës.
Së fundmi, reperi ka publikuar disa foto të ëmbla të Hanës, e cila shfaqet me plis në kokë. Vogëlushja shihet e lumtur teksa pozon përpara kamerës. Kujtojmë që reperët pas ribashkimit po përfliten se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Spekulimet kanë nisur pas disa postimeve të dyshimta të reperes dhe madje fansat janë të bindur se do bëhen me djalë. Sakaq, çifti pritet së shpejti të vijnë me një album të përbashkët, që padyshim do të jetë një tjetër sukses i tyre.
Top Channel