PDK nuk pranon Osmanin/ Hoxhaj: Është faktor përçarës, jo pajtues

22/03/2021 15:17

Pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se nuk do të pranojnë asnjë nënshtrim nga fituesit e zgjedhjeve për formimin e dy institucioneve tjera, qeverisë dhe presidentit.

“PDK nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që të na shet sapunin për djathë, nëse ka pretendime të tilla”, u shpreh Hoxhaj.

Hoxhaj i ka bërë thirrje kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili është edhe kandidat për kryeministër që sa më shpejt të formojnë institucionet e vendit.

“Ne presim prej zotit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes që të vazhdojë punën pas konstituimit të Kuvendit edhe me formimin e qeverisë edhe me zgjedhjen e presidentit. Por dua të jemi i qartë se ne nuk pranojmë që dikush interesat e tij apo saja personale të na shesin interesa nacionale”, shtoi Hoxhaj.

Hoxhaj sërish ka ritheksuar që Vjosa Osmani nuk do të përkrahet nga PDK për presidente meqë sipas tij ajo është faktor përçarës dhe jo faktor i pajtimit. “Për ne, zonja Osmani nuk është faktor unifikues për qytetarët e Kosovës, është faktor përçarës për qytetarët e Kosovës, nuk e bashkon skenën politike, e ka përçarë skenën politike, nuk është faktor i pajtimit, është faktor i agresivitetit në sallën e tij politike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA