Pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njerëzit nxitojnë drejt malit për foto me llavën në sfond (Pamjet)

22/03/2021 15:08

Mijëra islandezë janë dyndur drejt malit Fagradalsfjall, pas shpërthimit të vullkanit.

Llava filloi të shpërthente në malin Fagradalsfjall të premten në mbrëmje, në shpërthimin e parë të këtij lloji në më shumë se 800 vjet. Lëvizja fillimisht u ndalua, por nga e shtuna pasdite njerëzit u lejuan udhëtonin drejt malit.

Ka erë mjaft të keqe. Për mua ajo që ishte befasuese ishin ngjyrat portokalli: shumë, shumë më të thella sesa ato që prisnin“, tha një inxhinier për BBC.

Shpërthimi i vullkanit ishte paralajmëruar prej disa javësh, pasi në vend u regjistruan më shumë se 50 mijë tërmete. Rreth 300.000 metra kub llavë është derdhur, sipas ekspertëve, por shpërthimi konsiderohet të jetë relativisht i vogël dhe i kontrolluar.

Të hënën, vizitat në mal u ndaluan sërish, për shkak të niveleve të larta të ndotjes së gazit.

 

FOTO GALERI
3/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA