Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, shkaktoi reagime të menjëhershme me veprimin e fundit, për të cilin duket ka qenë më se i ndërgjegjshëm.

Ai publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.

Aktivisti, Shpend Lila reagoi ashpër duke kërkuar që të raportohet postimi i presidentit serb. “Unë luftoj shumë për të drejtën dhe njerëzit e mi. S’kam asgjë kundër njerëzve të pafajshëm. Kemi heq shumë. Kjo është e papranueshme dhe e pavërtetë. Ju lutem ta raportoni në Instagram”, ka shkruar ai. Foton e publikuar ne llogarinë e tij personale në Instagram, Vuçiç e shoqëronte me komentin “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Shtatëmbëdhjetë vjetori i asaj që cilësohet prej Beogradit si dhunë e motivuar etnikisht ndaj serbëve, në Kosovë, më 17 dhe 18 mars 2004 u shënua me një përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Beograd të mërkurën. Eventi, i titulluar “Dita e Përkujtimit më 17 mars 2004, Masakër në Kosovë dhe Metohi”, u transmetua drejtpërdrejt dhe në të morën pjesë vetëm dy persona, presidenti Vuçiç dhe ministrja serbe e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisic Tepavcevic.

Trazirat shpërthyen pesë vjet pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në mes të tensioneve të shtuara nga vrasja e një të riu serb dhe mbytja e tre djemve shqiptarë. Sipas një raporti të OSBE-së, 19 njerëz u vranë atëherë, 11 shqiptarë të Kosovës e tetë serbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA