Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, “u kap mat” nga kamerat në përfundimit të ndeshjes me Manchester United, duke mërmëritur fjalë ofenduese nga kolegut të tij të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili në mometin e përshëndetjes pas vërshëllimës së fundit të kryesorit e komplimentoi kolegun e tij për lojën e kuqezinjve (good team). Trajneri i “Djallit”, teksa largohej, u dëgjua të fliste ndër dhëmbë: “Skuadra e mirë e motrës tënde, idiot!”

Pasi mediet e nxorën zbuluar Piolin me provat filmike, ai është detyruar të kërkojë falje publike nëpërmjet një prononcimi për ANSA-n. “Më vjen keq për reagimin tim, nuk do të ndodhë më. Trajnerin të Mancheser Uinited e përgëzova, por isha i nxehur me ndihmësin e tij.”

Më sa është kuptuar, Pioli nuk e ka kapërdirë dot faktin që në disa raste, asistenti i Solskjaer ka vonuar lojën kur kishte rivënie anësore për “Djajtë e Kuq”. Shprehjet ofenduese të Piolit kanë bërë xhiron në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA