Fleta e votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do të përmbajë 12 subjekte zgjedhore.
Sipas shortit të hedhur, nga KQZ e para në fletën e votimit do të jetë Partia Socialdemokrate , ndërkohë e fundit me numrin 12 do te renditet Partia Socialiste. Numri 6 ne fletën e votimit i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë pak më poshtë saj me numrin 9 renditen koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim.
Në zgjedhje garojnë edhe 5 kandidatë të pavarur , Pal Shkambi, tre kandidatë te Lëvizjes Vetëvendosjes dhe minatori Elton Debreshi, por për ta nuk u hodh short pasi automatikisht ata do te vendosen në fund te fletës së votimit në zonat zgjedhore ku garojnë.
Miratimi i listave dhe renditja e subjekteve zgjedhore i hap rrugë diskutimit se si duhet te kompozohet fleta e votimit ku krahas partisë votuesi duhet te zgjedhje edhe kandidatin e preferuar. Konsensusi duket i vështirë pasi socialistët kërkojnë një model si të Kosovës me numra, ndërsa opozita preferon variantin me emrat e të gjithë kandidatëve në fletën e votimit.
1. Partia Social Demokrate
2. Balli Kombëtar
3.Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare
4.Partia Bindja Demokratike
5.Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni Ura e Shpresës dhe Konservatorët
6.Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
7.Partia Nisma Thurje
8.Partia Lëvizja e Re
9.Koalicioni Partia Demokatike Aleanca për Ndryshim
10. Partia Aleanca Demokracia e Re
11.Partia Lëvizja për Ndryshim
12. Partia Socialiste
Top Channel