Pas rrëfimit të ekzekutorit të Behar Sofisë, forcat RENEA kanë hyrë te lumi Lanës në kërkim të armës së krimit. Autori Ernejt Shyti ka deklaruar se arma është hedhur në Lanë.
Siç shihet edhe nga pamjet, polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimit për të gjetur pistoletën me silenciator të hedhur në lumen Lana nga ekzekutori Enejt Shyti menjëherë pas vrasjes së Behar Sofisë.
Së bashku me Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, janë arrestuar edhe Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë, Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë si dhe Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Top Channel