Kujtim Kapo nga Roskoveci ankohet në emisionin Fiks Fare se bashkia e ka shpronësuar për të ndërtuar në pronën e tij një projekt publik siç është ndërtimi i lulishtes.

Kjo lulishte që do ishte në të mirë të komunitetit jo vetëm që nuk u ndërtua, por Bashkia e Roskovecit ish pronën e Z. Kapo e lëshon me qira për një shkollë private. A është fitimi i parave të qirasë nga ana e Bashkisë së Roskovecit e mirë publike?

Z. Kapo tregon për Fiks Fare se bashkia e shpronësoi në bazë të një projekti për rehabilitimin e zonës ku do të kishte lulishte. Por ai ka siguruar një kontratë në të cilën bashkia pronën e zotërisë e lëshon me qira tek një shkollë private . Ai iu drejtua Fiks Fare pasi kërkon që prona t’i shkojë të zotit.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë Roskovec ku kryetarja e bashkisë kërkon të takojë gazetaren pa kamera.Projekti për bllokun nr 2 në Bashkinë Roskovec shpronësoi shumë qytetar, ku përveç oborrit të shkollës private ishte dhe prona e z. Kapo shpjegon kryetarja e bashkisë. Duke theksuar më tej se prona e qytetarit që ankohet në Fiks Fare madje pak më shumë duhet t’i jepej shkollës private, pasi i kishin marrë pjesën e oborrit.Kryetarja e bashkisë këmbëngul se kjo gjë ka qenë pjesë e projektit që në fillim, projekt i cili është bërë publik.Sipas saj edhe qytetari ka qenë në dijeni që në vitin 2017 kur ky projekt është bërë. Ndërkohë përsa i përket dhënies me qira të pronës kryetarja thotë se bashkia e ka shpallur si një pronë që çdo subjekt mund ta merrte me qira për kënd lojërash apo ambiente sportive.Por i vetmi i interesuar ka qenë pronari i shkollës private.

Gazetarët e pyesin se përse do e jepnin me qira ? Kryetarja thotë se ka dhe një pjesë tjetër ngjitur. Duke mos pranuar të japë intervistë kreu i bashkisë së Roskovecit u kërkon gazetarëve të Fiksit që përgjigjen për mënyrën e marrjes apo dhënies me qira të pronës ta kthejë me shkrim me anë të email. Gjithashtu Fiksit i vendos në dispozicion praktikën e dhënies me qira të kësaj prone në korrik të vitit 2020. Në këtë praktikë vërehet se kryetarja bie në kundërshtim me atë çfarë tha më herët se gjithçka ishte e shkruar në projektin e 2017. Pra Bashkia Roskovec ka ndryshuar projektin për t’ja dhënë me qira një shkolle private 640 metra katrorë tokë që ja merr një qytetari me pretendimin e ndërtimit të projektit publik.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA