Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të kthjellët por që në disa zona do të ketë edhe reshje të izoluara dhe jo me intensitet të lartë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15°C.

Era do të fryjë në drejtim Verio-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 10°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA