Një pronar shtëpie në New York është akuzuar sot se ka marrë peng dy qiraxhinjtë e tij për t’i nxjerrë ‘personalisht’ nga shtëpia. Zhvillimi vjen në një kohë kur në New York është në fuqi ndalimi i nxjerrjeve nga shtëpia deri më 1 maj prej pandemisë se Covid-19.
Shawn Douglas akuzohet për pengmarrjen e dhunshme e shokuese të të dy qiraxhinjve, të cilët i kishte lidhur dhe hedhur në makinën e tij, për t’i lëshuar më pas pranë një varreze rreth 50 km më larg.
Dy të dëmtuarit tashmë akuzojnë Douglas se i mori peng nën kërcënimin e armës në pronën e tij në Albany të New York. Ai i kishte lidhur ata me kapëse plastike e u kishte vënë këllëfë jastëku në kokë, para se t’i lëshonte pranë një vareze në zonën e Ghent, rreth 50 km më larg.
Një nga viktimat më pas kishte arritur të çlirohej nga lidhjet dhe dha alarmin në një shtëpi në Douglas.
“Ata janë me fat që janë gjallë. Mund të kishin ngrirë nga i ftohti atje,” tha sherifi i Albany Craig Apple.
Mediat raportonin se i dyshuari është liruar me kusht por për çështjen pritet të ketë dhe të akuzuar të tjerë.
Masa e ndalimit të largimeve nga shtëpia edhe në rast mospagimi të qerasë për New York, vijon deri në 1 maj. Pas këtij afati pritet të hapen me qindra çështje të tilla në gjykatat amerikane.
Top Channel