Ishte marsi i vitit 1991 vetëm pak muaj pasi Shqipëria kishte dalë nga kthetrat e komunizmit. Me mijëra shqiptarë mbushën portin e Durrësit për t’u drejtuar El-Dorados të tyre me emrin Itali, përmes një eksodi me të gjitha tiparet e atij biblik.
Anijet Tirana, Apollonia dhe Panamaja u tejmbushën për t’u drejtuar brigjeve italiane të tokës së shpresës. Filmimet e televizioneve italiane bënë xhiron e botës, duke treguar vuajtjen e shqiptarëve dhe të një sakrifice plot dhimbje për të bërë realitet ëndrrën europiane.
Këshillin Rajonal të Puljas, përkujtoi këtë 30-vjetor nga ku kryeministri Rama i quajti pamjet e eksodit si të pabesueshme.
“Duket një histori që ka ndodhur mijëra vite më parë, por në 30 vite kanë ndryshuar shumë gjëra. Kanë ndryshuar patjetër shumë gjëra, sepse ne vinim nga tepër larg dhe ndryshimet në Shqipëri kane qenë të pabesueshme dhe jo e zakonshme, por ajo që i bën të gjithë këto vite të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe që sot ata janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie. Janë gati gjysmë milioni dhe 15 mijë ata të cilët kanë ndërmarrje të vogla e të mesme dhe prej shumë vitesh tashmë nuk shihen më si njerëz të dyshimtë”, tha kryeministri Rama.
Këshillin Rajonal të Puljas, e nderoi kryeministrin me titullin “Rrënja e Pulias”, që i jepet vetëm puliezëve, por kreu i këshillit theksoi se Rama është një puliez me shtetësi shqiptare.
“Faleminderit të gjithëve, faleminderit sigurisht në mënyrë të veçantë Luixhit dhe Mikeles, e thashë më përpara dhe po e përsëris, janë shqiptarët më të afërt ndër italianët në këtë periudhë kaq të rëndë për të gjithë ne dhe unë shpresoj ta meritoj të gjithë këtë edhe pse nuk jam i sigurt, por sidoqoftë do ta mbaj me vete për gjithë jetën time këtë çast në këtë tokë ku 30 vjet më parë ishte krejtësisht ndryshe dhe ata që e kanë parë atë që ka ndodhur para 30 vitesh, duhet të ndihen me fat e të lutur që mund të jetojnë edhe 30 vjet më pas e të shohin se si gjërat kanë ndryshuar në një mënyrë që do të ishte e pamundur të parafytyrohej vetëm para 30 vitesh”.
Një ditë më parë kryeministri Rama u kërkoi autoriteteve italiane shmangien e burokracive e bërjen realitet të marrëveshjes për lejet e drejtimit shqiptare të automjeteve të njihen në Itali.
Top Channel