Me këtë deklaratë të bërë me gjashtë janar, Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dha premtimin se Kosova do të siguroj dozat e para të vaksinës në muajin shkurt.
Por dy muaj pas, deklarata ka ndryshuar e Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon që nuk ka marrë ende asnjë vaksinë.
Përmes një postimi në facebook, Hoti ka shkruar se dozat e para pritet të vijnë brenda muajit mars, por sërish nuk ka një datë.
“Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitoj 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti Covid-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë.
Por, monitoruesit e shëndetësisë thonë se ky donacion nuk është i sigurt se do arrijë edhe në mars.
Vitija thotë se kjo situatë është si rezultat i mungesës së angazhimit nga Qeveria.
Në mungesë të vaksinës qytetarët po vazhdojnë të shpenzojnë qindra mijëra euro në barna.
Pjesën më të madhe të tyre pacientet i blejnë vetë në mungesë të barnave në spitale.
Derisa rimbursimi i tyre nuk bëhet nga shteti e as sigurimet shëndetësore private.
Top Channel